SHPËRNDAJE

Ujësjellësi në fshatin Breznicë të Bujanocit tashmë dy muaj ka ngelur pa përkudjesje si pasojë e mos vazhdimit të kontratës nga ana e drejtorit të NP Komunalia Adem Hasanit, Orhan Selimit të vetmit punëtorë, mirëmbajtës të rrjetit të ujësjellësit në këtë vendbanim. Presheva.com ka kontaktuar Selimin për të kuptuar arsyejen përse erdhi deri te kjo. Ai për presheva.com ka thënë se “E gjithë kjo është me prapavijë politike, përderi sa NP Komunalia është në gjendje të paguaj si inkasant Jeton Nexhibin këshilltarë nga radhët e PVD-së i cili asnjëherë nuk ka dalë në teren të kontrollojë orat e ujit, si ka mundësi që për mua nuk ka punë përderi sa nuk ma kanë vazhduar kontratën duke më zvarritur, jo sot jo nesër”

Po bëhen rreth dy muaj prej kur Selimit iu është ndërprerë kontrata e punës dhe deri më sot nuk iu është dhënë asnjë njoftim dhe arsyetim se përse është larguar, por, sipas Orhanit, shkaku i largimit të punës është me motive politike! Orhani në fshat njihej si punëtor i rregullt, i zellshëm e i sjellshëm me të gjithë. Vlenë të theksohet se Orhani është veteran i UÇPMB-së. Banorët e fshatit Breznicë me të cilt ka kontaktuar presheva.com, janë shprehur se, “kjo paturpësi e largimit nga puna ndaj shqiptarëve dhe veteranëve të UÇPMB-së është e pafalshme dhe antikombëtare, për të cilën opinioni shqiptar duhet të jetë i njoftuar dhe t’i dënoj këto akte të ulëta”

Në rrjetin social të fshatit Breznicë, ndër të tjerash thuhet se, bëjmë thirrje Pushtetit Lokal dhe drejtorit të Komunalisë, Adem Hasanit që të reflektoj dhe ta rikthej punëtorin e ujësjellësit të Breznicës, Orhan Selimin, e mos të bie ndesh me premtimet e fushatës zgjedhore ku thoshte se asnjë shqiptarë nuk do të largohet nga puna. Ndërkaq vlen të theksohet se, gati një vit fshati Breznic e poshtme ka ngelur pa ujë të pijshëm si pasojë e havarive dhe mos rregullimit të tyre nga ana e NP Komunalisë./presheva.com/