SHPËRNDAJE

 

Formimi i organeve qeverisëse në komunën e Buajncit dhe nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë nuk nënkupton se sërbët lokal nuk mund të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, kjo mbase është sqaruar edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes 4 subjekteve politike shqiptare në komunën e Bujanocit.
“Mjegulla” e shkaktuar në opinion, sidomos te pala serbe, se elektorati serb është diskriminuar krahas atij shqiptarë nuk përkon me realitetin, thjesht është arritur një marrëveshje mes subjekteve politike shqiptare e që lë mundësinë edhe për inkuadrim të pales serbe.
Në një pasus të marrëveshjes është sqaruar shumë qartë: “Nëse vie deri tek inkuadrimi i palës serbe në vetqeverisje lokale atëherë gjitha subjektet politike nënshkruese të kësaj marrëveshje në mënyrë proporcionale do të heqin dorë nga pozitat të cilat i takojnë palës serbe, e të cilat do të caktohen me një marrëveshje të posaçme të palëve nënshkruese” thuhet në pasusin e parafundit të kësaj marrëveshje.
Nëse shohim pozitat kryesore dhe marrëveshjen, shqiptarët që nga viti 2002 kanë udhëhequr me kryetarin e komunës së Bujanocit dhe kryetarin e Kuvendit Komunal, dy pozitat më të larta të vetqeverisjes lokale, ndërsa sa i përket posteve tjera, apo më mirë thënë ndarjes propozrcionale (60% me 40%) nënshkruesit e marrëveshjes e kanë lënë të hapur mundësinë për inkuadrim edhe të palës serbe, kjo u tha edhe gjatë konstituimit të kuvendit komunal nga nënshkruesit e marrëveshjes.
Nëse kthehemi në retrospektivë disa vite mbrama, gjegjësisht në vitin 2012 e pse jo edhe në 2016, mund ti bëjmë një pyetje cilit do politikan, por jo të gjithë mund të përgjigjen, “Kush i pengoi atëkohë shqiptarët që ta formojnë 21-shin në asamblenë komunale të Bujanocit”? mbase edhe kur kishin 30 ulëse të garantuara në KK.
Mundësia e formimit të 21-shit shqiptarë ka ekzistuar gjhtmonë, por si duket jo gjithkush ka kurajon ta bëjë një gjë të tillë, në këtë rast PD në krye me Nagip Arifin, pamvarësisht pasojave që mund të vijnë nga cila do anë, tregoi kurajon dhe bindjen politike se është e vendosur që çështjen kombëtare ta mbrojë me çdo kusht./presheva.com/