SHPËRNDAJE

Bllokada financiare e cila për 19 dit rresht kaploi llogarinë e pushteti lokal të Bujanocit ka thyer të gjitha rekordet në historinë e kësaj komune.

Që nga periudha pas konflikteve të armatosura të vitit 2001 kur shqiptarët erdhën në pushtet nuk mbahet mend të ketë ndodhur një bllokadë e tillë e cila ka ngrirë për 19 ditë rresht llogarinë Nr.1 të komunës së Bujanocit. Nëse llogaritet edhe bllokada e fundit administrate komunale e Bujanocit akoma pa përfunduar gjysmën e parë të vitit 2019, 32 ditë ka kaluar në bllokadë financiare.

E gjith kjo situatë e krijuar rreth bllokadës ka bërë që të parodizohet me gjendjen financiare të pushtetit lokal në Bujanc. Shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së Haredin Hyda në rrjetin e tij social ka postuar një fjali e cila ka tërhjekur vëmendej e opinionit të gjerë. Hyda ka shkruar se, “Në heshin”Skenderbe”në Bujanoc, në testaturën e ngjyrosur nga Shaip Kamberi, duke egzekutuar Kult këngën! -“Xhamadani vija vija, Kërrrk bllokada, kërrrk kredija!”.

Si pasojë e bllokadës në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal kryetari i komunës Shaip Kamberi ka kërkuar nga anëtarët e këshillit që të miratojnë propozimin e tij për marrjen e një kredie me vlerë 15.000.000 dinarë për zhbllokim të zhirollogarisë./presheva.com/