SHPËRNDAJE

Verën e kaluar Ndërmarrja publike Komunalia në Bujanoc si donacion nga UNDP e ka marrë një mjet për bartjen e mbeturinave me vlerë rreth 70,000 euro, por fatkeqësisht ky mjet që nga ajo kohë më shumë ka qëndruar në servis se sa në rrugë për ku është dedikuar.

Këtë e ka konfirmuar për mediat lokale në gjuhën serbe një burim brenda UNDP-së (Agjensioni për zhvillim i Kombeve të bashkuara), i cili ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Programin Mbështetës të OKB-së në Menaxhimin e Migracionit në Serbi, përmes të cilit kamioni ka arritur në Komunali. “Shum shpejtë kanë arritur ta prishin pjesën e hidraulikës dhe as që janë shqetësuar shumë se mjeti është nën garancion.

Defekte të ndryshme kanë ndodhur shpeshë. Problemi më i madh është se garancioni është i vlefshme vetëm për karroserinë dhe motorin, dhe jo për pajisjet përcjellëse dhe dëmtimet fizike. Ndërsa në Komunali kanë arritur ti prishin pjesë të hidraulikës, ka thënë bashkëbiseduesi i portalit në gjuhën serbe.

Sipas tij, në NP Komunalia nuk i kanë përfilluar këhsilltat e donatorit, që për këtë mjet të angazhojnë një person i cili do të ishte kujdesur për të. ai ka thënse kamioni për bartjen e mbeturinave tash punon por ëhstë shkatërruar, sepse furnizuesi nuk e njeh garancionin për dëmtime fizike. Portalit serb këtë gjë ia kanë konfirmuar  jozyrtarisht edhe disa të punësuar në Komunali./presheva.com/