SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike Komunalia në Bujanoc e ngulfatur në borxhe dhe problem financiare, vazhdon që t’ia shlyej borxhet e ujit të pijshëm personave të punësuar, në fillim drejtorit teknik të Ndërmarrjes Ilir Taipit, tash edhe inspektorit komunal të urbanizmit Ramadan Ajvazit, borxh i cili sipas dokumentit që ka siguruar presheva.com është shlyer në bazë të vjetërsisë së borxhit.

Ky dokument dëshmonë se borxhi që është shlyer është nga periudha mja 2018 deri në qershorë 2019, periudhë e cila deri në këto moment nuk ka mbushur një vit të plotë nga fatura e fundit.

Presheva.com ka mësuar se Ora e ujit është e regjistruar në emër të të ndjerit prindit të Ramadanit, ndërsa në fund të proçesverbali është nënshkruar nga Ramadan Ajvazi i cili njëherit është shfrytëzues i orës së ujit nga rrjeti i ujësjellësit. Ramadani është inspektor komunal pranë Drejtoratit të Urbanizmit në Administratën komunale të Bujanocit.

Si do që të jetë, nga gjithsej 89.424.53 dinarë, Ramadani është obliguar që të paguaj vetëm 37.194.80 dinarë, më pak se gjysma e borxhit të përgjithshëm, ndërsa shumën prej 52.229.73 dinarë, le ta vlerësojë më mirë qytetarët se në llogari të kujt to të shkojë!

Ndërmarrja Publike Komunalia në mbledhjen e parafundit të Këshillit Komunal ka kërkuar që të aprovohet vendimi mbi formimit e komisionit i cili do të marra masa ndëshkuese ndaj qytetarëve të cilt, siç thuhet e keçpërdorin ujin e pijshëm dhe janë të kyçr ilegalisht ne rrjet, propozim i cili është miratuar nga Këshilli Komunal i kryesuar nga kryetari i komunës Shaip Kamberi./presheva.com/