SHPËRNDAJE

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e kryetares së Kuvendit të Sërbisë Maja Gojkoviq, subjektet politike shqiptarë në komunën e Bujanocit tashmë i kanë publikuar emrat e kandidatëve që do garojnë për kryetarë të komunës.

Kandidaturën për kryetarë të Komunës e para e ka shpallë APN, para se të shpallen zgjedhjet, që do ti prijë Arbër Pajaziti, i përcjellur nga LPD, me Shqiprim Musliun, PVD kandidaturën e së cilës do ta kryesojë Driton Rexhepi, ndërsa  PD për të parin e komunës së Bujanocit sot e ka kandiduar Nagip Arifin.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në të njejtën datë me ato lokale, PVD do ti prijë listës së përbashkët, marrëveshje kjo e cila u nënshkruar nga shumica e subjekteve politike shqiptare në Tiranë.

Ndryshe nga partit shqiptarë që sipas gjitha gjasave do të garojnë të paktën me 4 lista, subjektet politike serbe në bazë të koalicioneve të formuara si duket do të dalin me 2 lista në zgjehdjet lokale, si dhe një listë do të jetë nga subjekti politik i komunitetit rom./presheva.com/