SHPËRNDAJE

Alternativa për Ndryshim në Bujanoc edhe këtë vikend nuk ka ndenjur duke shijuar hijet e kafeneve, kështu të rinjtë e APN-së kanë ndërmarrë aksionin e radhës në shenjë mikëpritje për mërgimtarët.

Për dallim nga aksioni i kaluar sot aktivistët e APN-së në këto temperature të larta që po mbretërojnë në vendin tonë, kanë vendosur që ti gjinden pranë bashkombasve të cilët me orë të tëra po presin në kufirin Dheu i Bardhë duke u ofruar ujë, aksion ky që jashtëzakonisht është mirëpritur nga bashkombasit që po vijnë për pushime në vendlindje.

Në noftimin e APN-së thuhet se, Mirë se vini vëllezër e motra! Sot aktivistë të Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, përmes një aksioni simbolik, duke i dhuruar ujë të ftohtë, i kanë dëshiruar mirëseardhje bashkëatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në vendet e perëndimit, të cilet po presin në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Qytetarë të shumtë të cilët po udhëtojnë në temperatura të larta, falemnderuan dhe u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të cilët sadopak i freskuan me ujë.

APN i dëshiron mirëseardhje dhe uron që të kalojnë çaste të mira të gjithë vëllezërve dhe motrave tona, të cilet keto ditë vere do të çmallen me familjarët e tyre në vendlindje” thuhet në njoftimin e APN-së Bujanoc./presheva.com/