SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili, për herë të parë në komunën e Bujanocit do të sjellë shfaqjen për fëmijë nga Teatrit ”Zihni Sako” nga Gjirokastra në shkollat shqipe në Komunën e Bujanocit dhe sh.k në Preshevë.

Në një intervistë dhënë presheva.com drejtori Ismaili u shpreh se, “Për herë të parë në tetorë do të kemi për tri ditë tadhazi mysafirë Teatrin e Gjirokastrës ku do të jenë 2 shfaqe, një për të rritur dhe një për fëmijë.

Shfaqet për fëmijë do të shfaqen në të gjitha shkollat fillore, gjegjësisht qendrat e shkollave fillore shqipe në komunën e Bujnaocit” Sipas Ismailit, arsyeja përse shfaqet do të mbahen nëpër shkolla është që ti lehtësojnë nxënësve që të mund ti ndjekin ato, sepse jo të gjithë nxënësit kanë mundësi të vijnë në sh.k në Bujanoc për ti parë shfqet.

Vlenë të theksohet se, Teatri nga Gjirokastra ”Zihni Sako” përveç shërbimeve të akomodimit që mbulohen nga komuna e Bujaocit, shërbimet tjera i mbulojnë nga mjetet vetanake./presheva.com/