SHPËRNDAJE

Anëtarët e Këshillit Komunal të Bujanocit nën kryesimin e kryetarit Shaip Kamberit sot kanë aprovuar propozimin e NP Komunalis për restrikcionet e ujit të pijshëm nëpër vendbanimet e komunës së Bujanocit, duke mos përfshirë edhe qytetin.

Propozimi i drejtorit teknik të NP Komunalisë Ilir Taipit në mbledhjen e Këshillit Komunal për restrikcionet e ujit në disa vendbanime, i cili ka marrë pëlqimin e anëtarëve të Këshillit do të hyjë në fuqi nga e hëna më 8 korrik, ky vendim tashmë edhe zyrtarisht do ti lejojë NP Komunalisë që ti lë pa ujë të pijshëm në periudha të caktuara vendbanimet e komunës së Bujanocit.

Ky restrikcion është aprovuar për shkak të, sic është thënë në mbledhje, përdorimit joracional të ujit të pijshëm dhe harxhimit jo të dedikuar. Restrikcioni do të zbatohet në 9 vendbanime, ndërprerje nga rrjeti i ujësjellësit do të ketë në: Tërrnoc, Karadnik, Sërpska Kuqa, Lilancë, Levosovë, Oslarë, Llucan dhe Turi, me nga 6 orë (14h-20h) një herë gjatë javës.

“Kjo është mënyra e vetme që deri diku ta normalizojmë gjendjen dhe të sigurojmë kontinuitet në furnizim. Nëse do të kemi të reshura, restrikcioni do të ndërpritet” ka thnë drejtori teknik i NP Komunalisë Ilir Taipi.

Nga ana tjetër gjendje alarmante e mungesës së ujit të pijshëm vazhdon të mbizotrojë në shum vendbanimet dhe pjesën dërmuse të fshatit Tërrnoc./presheva.com/