SHPËRNDAJE

Projekti me vlerë prej 4.000.000 dinarë (rreth 34.000 euro) i fituar një vitë më parë nga Ministria e Kulturës e Sërbisë për renovimin e Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karagjiq”, në Bujanoc ka filluar ditën e premte me vendosjen e dritareve nga PVC. Kontraktuesi kryesorë më pushtetin lokal për kryerjen e punimeve në renovimin e këtij objekti kulturorë është “Saba Bellca” nga Presheva, që deri më tash në veprimtarinë e tij nuk kemi parë të ketë prodhuar dyer nga PVC, ajo qka vlenë të theksohet se në këtë mesele ka një tjetër nënkntraktues nga Bujanoci.

Presheva.com gjatë hulumtimit të sajë ka zbuluar se nënkontraktuesi i këtij projekti gjegjësisht kryesi i punëve është ndërmarrja “Korniza” nga Bujanoci e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe Alumin pronë e xhaxhait të Enver Ramadanit kryeshefit për investime kapitale pranë administratës komunale të Bujanocit, automjeti i së cilit gjatë tërë ditës ka qëndruar prapa Shtëpis së Kulturës. Në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit janë shkruar vetëm dy fjali lidhur me realizimin e këtij projekti edhe pse shuma e tij nuk është për most u vlerësuar, (Ka filluar realizimi i projektit për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Vlera e projektit është 4 milionë dinarë dhe i njejti financohet nga Ministria e Kulturës dhe Informimit.)

këto janë dy fjalit me të cilat pushteti e ka njoftuar opinionin rreth projektit, pa dhën informacione shtesë se cka do të renovohet, kush është kontraktyesi kryesorë, kush është nënkontraktuesi, sa do të zgjasin punimet dhe kështu me radhë. Në komunën e Bujanocit operojnë më shumë se 20 ndërrmarje private që merren me biznesin “Dyer-Dritare” e të cilat kanë mundur të jenë kontraktues kryesorë të këtij projekti pa i dhënë përqindje kompanive jasht kmunës për të qenë si nënkontraktues./presheva.com/