SHPËRNDAJE

Ka një periudhë të gjatë, mesë një vit që puseta e rrjetit të kanalizimit ku qarkullojnë ujërat e zeza në hyrje të xhamis është e bllokuar dhe era kundërmon, sidomos në peiudhat e nxehta pengon besimtarët në kryerjen e lutjeve në xhamin e mesme në fshatin Tërnoc.

Shpesh besimtarët detyrohet edhe të kthehet mbrapsht në hyrje të xhamis pasi ndodhë që rrobat nga vetuart që kalojnë ti spërkaten nga uji i kanalizmit duke i detyruar që të kthehen në shtëpi për ti ndërruar rrobat shkaku që nuk mund të hyjnë në nëxhami për të kryer lutjet.

Imami i xhamisë së mesme në Tërnoc, Hoxhë Sulejman Fejzullahu i ka thënë presheva.com se “Siç po e shihni edhe në foto, këtu para xhamisë është puseta e kanalizimit e cila është bllokuar me vite të tëra, për këtë është e njoftuar edhe Ndermarrja Publike “Komunalia” e të cilës aspak si intereson për këtë havari.

Nuk mundem me mohu faktin që kan qenë një dy apo tri herë, janë sjell rreth pusetës e kan kshyrë mirëpo problemi ende është prezent” është shprehur Fejzullahu.

Sipas imamit të xhamisë, më e keqja e gjith kësaj është se problemi gjendet para hyrjes së xhamisë, përveç erës së keqe ndodhë që duke hyrë në xhami kalon ndonje veturë dhe uji i papastërt bie mbi rrobat e besimtarit dhe ai duhet të kthehet në shtëpi sepse me ato rroba nuk mund të fal namazin, e shpesh ka ndodhë që ajo erë e keqe të ndihet edhe në xhami, ka shpjeguar Fejzullahu.

Sipas tij është turp, e sidomos para xhamisë të rrjedhë uji i kanalizimit. Përveç gjith kësaj gjatë periudhës së dimrit dhe ngricave, rjedha e kanalizimit shëndrrohet edhe në akull gjë që rrezikon këmbësorët, sidomos të moshuarit të cilët të paktën 5 herë në ditë duhet të kalojnë në këtë pjesë të rrugës./presheva.com/