SHPËRNDAJE

Pas skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, është shpallur konkursi për kandidim në këtë post, ku përpos Zahirit për postin e drejtorit ka konkuruar edhe Imran Shabani.

Pas procedurave të kryera është zhvilluar edhe procesit i votimit, ku siç ka mësuar presheva.com, në votimin e kolektivit të shkollës kandidatët janë ndarë të barabartë me vota.

Duke marrë parasysh të gjitha procedurat e zhvilluara dhe përkushtimin nga ana e drejtorit në detyrë, Ministria e Arsimit e Sërbisë i ka kthyer përgjigjen të mërkurën përmes së cilës Naser Zahirit ia beson edhe për 6 muaj postin e u.d të Drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

Gjatë një bisede për presheva.com Zahiri është shprehur se, në vazhdimësi do të jetë i përkushtuar për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimorë dhe përmirësimin e kushteve të nxënësve dhe stafit arsimorë, me qëllim që sukseset në këtë vatër arsimore të jenë gjithnjë më të avancuara./presheva.com/