SHPËRNDAJE

Të shtunën në orët e mbrëmjes persona të papërgjegjshëm në mënyrë barbare kanë thyher koshat e basketbollit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, duke i shkaktuar jo vetëm dëme financiare buxhetit të shkollës, por njëkohësisht edhe duke lënë nxënësit pa aktivitete sportive.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj shkolle Naser Zahirit, ky gjest është i pafalshëm, dhe se kjo tregon një papërgjegjësi ndaj kësaj vatre arsimore. Sipas drejtorit Zahiri, për këtë gjest janë njoftuar edhe organet e rendit të cilat po merren me zbardhjen e rastit në fjaëlë.

“Gjatë sezonit të pushimit me qëllim për ta ruajtur pasurinë e shkollës i kam hjekur koshat e basketbollit sikurse edhe veprojnë edhe shkollat tjera që personat e pa autorizuar mos të hyjnë në shkollë, dhe kjo që sot po shohim është si pasojë e kësaj.

Dikush me qëllim e ka bërë këtë gjest” është shprehur drejtori i shkollës Naser Zahiri. “Ky është një barbarizëm dhe këtë nuk e bëjnë njerzit të cilët ia dojnë të mirën shkollës.

Kjo e dëmton gjith atë imazh të cilit po mundohemi që të i ndrrojmë shkolëls sonë”, ka thënë Zahiri. Si pasojë e shkatrrimit të koshave të basketbollit sot nxënësit nuk kishin mundur që ta realizojnë orën e edukatës fizike të planifikuar për basket.

Arsimtarët sipas drejtorit ishin të detyruar që orën e planifikuar në fushë ta basketit ta realizojnë në  klasë. Gjith kësaj i shtohen edhe dëmet financiare që pasojnë me rregullimin e koshave e që shkon në dëm të buxhetit të shkollës./presheva.com/