SHPËRNDAJE

Në kuadër të manifestimit tradicional “Vera Kulturore 2019” mbrënë në qendër të Bujanocit është prezantuar ekspozita e piktorit preshevarë Shqiprim Fejzullahut.

Kjo ekspozitë ka ngjallur interesim të madh te qytetarët për shkak te veçoris së sajë, sepse për dallim nga herat tjera kësaj radhe pikturat dhe idetë e tij artisti i ka shfaqur në gurë. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismaili i tha presheva.com se për dallim nga ekspozitat tjera, kjo ekspozitë ka veçorit e saja,  sepse kësaj radhe pikturat janë të prezantuara në guri dhe kjo e bënë të veçantë këtë ekspozitë.

Nga ana tjetër piktori Fejzullahu është shprehur se, kjo është një risi për artëdashësit sepse kjo realizohet për herë të pare në komunën e Bujanocit. Piktori thotë se ketë stilt ë pikturës së pari e ka përdorur në vitin 2014 dhe që nga atëherë vazhdimisht ka krijuar vepra në guri. Manifestimi tradicional “Vera Kulturorë” në komunën e Bujanocit organizohet në kuadër të Shtëpis së Kultuirës e cila përcillet me aktivitete të shumta kutluroro artistike, në të cilën prezantojnë shoqërit kulturoro artistike shqiptare dhe serbe./presheva.com/