SHPËRNDAJE

Në territorin e komunave të Bujanocit dhe Vranjës të mërkurën janë arrestuar 8 persona të dyshuar për trafikim të 251 migrantëve, nga muaji janar deri në korrik të këtij viti. Pas një hetimi disa mujorë të bazuar në zbardhjen e veprave penale në lidhje me trafikim të njerëzve, bënë të ditur servisi publik, duke u thirrur në Prokurorinë për Krim të Organizuar. Është publikuar edhe lista me inicialet e personave të arrestuar: R. T, R. V, I. L, L. R, R. R, L. Xh, Gj. O, P. I, dhe D. N.

Të lartpërmendurit dyshohet të kenë trafikuar migrantë nga Pakisatni, Afganistani, Bangladeshi dhe India, gjegjësisht kanë ndihmuar në mënyrë ilegale për tranzit drejt vendeve të Unionit Evropian, raporton servisi publik.

“Gjatë bastisjes, tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar përkohësisht disa telefona celularë dhe kartela të telefonave, si dhe para të huaja që i kanë marrë për shpenzime të transportit të paligjshëm”, kanë thënë në Prokuroria e Krimit të Organizuar.

Siç thuhet, të gjithë të arrestuarit në bazë të veprës penale do të paraqiten pranë Prokuroris për Krim të Organizuar në Beograd, ku do të merren në pyetje.

Këtë akcion e kanë kryer pjestarët e policisë së Drejtorisë Kriminale, Njësia Kundër Krimit të Organizuar, Grupit të përhershëm për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në koordinim me Zyrën për Krimin e Organizuar në Beograd, kanë bërë të ditur nga Prokuroria e Krimit të Organizuar./presheva.com/