SHPËRNDAJE

Vendim i drejtoreshës të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc për ti pranuar në mardhënie pune dy mjekë serb në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, nga ana tjetër edhe pse i plotësonin kushtet e konkursit, mjekët shqiptarë nuk u pranuan, ka ngjallë dëshpërim tek shum të rinjë shqiptarë të komunës së Bujanocit të cilët tashmë vetëm se po mendojnë rrugët e mërgimit.

Njëri ndër ta është edhe Abeland Zahiri, i cili zhgënjimin e tij e ka shprehur nëpërmjet rrjetit social.

Në postimin e Zahirit thuhet “Na keni marrë shpresën, e nuk po na leni të kontribuojmë për vendin ku lindëm e u rritëm. Ky popull nuk po mundet t’iu ndëshkoj se nuk ka kohë të merret me ju, ka shum mundësi tjera për zhvillimin e karrierës së një individi, njëra ndër to është migrimi.

Këta mjekë që nuk u punsuan, do të jene në ndonjë Spital Amerikan apo në ndonjë Klinik Zvicërrane, mos e keni dert. Gjithçka mundemi me qenë, vetëm të popullit, KURRË.

Nuk po ju gjykoj për atë se keni mundësi të jeni dorë e zgjatur e Serbisë, por jeni ju fajtorët kryesor që Bujanoci ka me mbet i prindërve tanë që na presin me mall saher që do të vijm n’vendlindje. Rinia e sotit, Diaspora e së nesërmës” ka shkruar Abeland Zahiri./presheva.com/