SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi në një deklaratë dhënë lajmi.net ka bërë të ditur se nga mjetet e përgjithshme prej 500 mijë euro që ka ndarë qeveria e Kosovës, 200 mijë do ti kalojnë komunës së Buajnocit, mjete këto që sipas vendimit të qeverisë së Kosovës janë dedikuar për pandemin e virusit korona.

Kamberi e ka përshëndetur faktin se mjetet nga qeveria e Kosovës nuk do të kalojnë në rrugë tërthorrazi por ato drejtpërdrejt do të kalojnë në llogari të veçantë të komunës së Bujanocit.

Duke folur për 100 euro të cilat i ka premtuar qeveria e Sërbisë për të gjith qytetarët e moshës madhore, Kamberi është i rezervuar në këtë drejtim duke thënë se, “Ato që qeveria në Beograd pretendon ti japë nga 100 euro për çdo qytetarë, ta shofim si do të ecë sepse ka lëvizje që ti jipen vetëm rasteve sociale dhe pensionistëve, ndërsa qytetarëve të tjerë nuk e di se a do të ketë mundësi të realizohet”.

Nga ana tjetër në deklaratën dhënë mediave lokale në gjuhën serbe, Kryetari i Bujanocitn akoma pa marë konfirmimin se sa është shuma e cila do ti ndahej komunës së Bujnaocit kishte deklaruar se mjetet e kërkuara ishin për blerejen e autoambulancës.

“Ne kemi kërkuar para për të siguruar një autoambulancë të pajisur plotësisht për Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, më pas pako për familjet më të rrezikuara, subvencione për bizneset e vogla dhe pajisje të caktuara mjekësore”, ka thënë Kamberi.

Vlenë të theksohet se nga 1 janari i këtij viti të gjitha kompetencat e shtëpisë së shëndetit kanë kaluar në Ministrinë gjegjëse, ndërsa numër i konsiderueshëm i vendbanimeve shqiptare edhe përkundër objekteve shëndetësore kanë qenë pa mjekë duke i lënë banorët në vështirësi të shumta./presheva.com/