SHPËRNDAJE

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë ka mbajtur një konferenc të jashtëzakonshme ku ka njoftuar qytetarët se në vendkalimin kufitar Depcë, zyrtarët e policisë kanë detyruar kryetarin Ragmi Mustafa të qëndroj rreth 1 orë pa asnjë arsyje. Sipas PDSH-së ky incident është me prapavijë politike dhe ka ndodhur pas organizimit të seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë dhe miratimit të Deklaratës Politike.

Burimet e presheva.com, brenda policisë kufitare në kufirin Depcë kanë njoftuar se kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa është kontrolluar sipas rregullave të rëndomta doganore, ndërkaq hyrja dhe dalja në kufi ka vonuar vetëm se 20 minuta, e jo siç pretendon ai një orë. Kryetari Mustafa sipas burimeve tona ka hyrë rreth orës 18.00 ndërkaq është larguar rreth orës 18.20. Komunikata zyrtare e organeve doganore lidhur me rastin, do të publikohet në ditët në vijim.

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar fuqishëm dhe dënon ashpër rastin ndërkaq e gjithë kjo është vlerësuar si urdhër nga qeveria e Serbisë. PDSH ka kërkuar shpjegim nga MPB e Serbise lidhur me arsyen e kësaj ndalese si dhe ka ftuar OSBE-në dhe organizmat tjerë ndërkombëtar që të merren me rastin në fjalë./presheva.com/

Video/ Konferenca e jashtëzakonshme e PDSh-së e mbajtur më 07.09.18