SHPËRNDAJE

Busquets

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, do të mungojë për katër javë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Villarrealit në Copa del Rey.
Barcelona u kualifikua në finalen e Copa del Rey, por ky sukses erdhi me një çmim të shtrenjtë.
Mesfushori Sergio Busquets u dëmtua gjatë pjesës së parë kur një kundërshtari e shkeli në nyjën e shputës duke bërë që ai të zëvendësohej nga trajneri Luis Enrique.
Dhe, sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, ylli spanjoll do të mungojë për rreth katër javë.
Kjo nënkupton se ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve më 18 mars, si dhe El Clasicon me Real Madridin më 22 mars.