SHPËRNDAJE

Busquets

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets duket e sigurt se nuk do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin kundër Real Madridit, më 22 mars.
Lëndimi që pësoi në ndeshjen e kthimit kundër Villarrealit në gjysmëfinalen e Copa del Rey, do t’i kushtojë mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets, me mungesë në El Clasico.

Ylli spanjoll nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës së tij në ballafaqimin kundër Real Madridit në Camp Nou, më 22 mars, raportojnë mediat spanjolle.

Busquets u lëndua në nyjën e këmbës, por vështirë se do të jetë në gjendje që ta sanojë problemin tani kur ka mbetur edhe pak më tepër se një javë deri tek ndeshja e madhe.