SHPËRNDAJE

Dy homologët e politikës së jashtme të dy shteteve me kombësi shqiptarë, Shqipërisë dhe Kosovës Glauk Konjufca dhe Gent Cakaj nëpërmjet një deklarate të përbashkët i kanë dhënë mbështetje koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Sërbi.

Deklaratë e Përbashkët

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.

Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund! Glauk Konjufca, Gent Cakaj, thuhet në deklaratën e përbashkët./presheva.com/