SHPËRNDAJE

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm dhe Evropës i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Bujanoc tha se bashkërisht do të përpilojnë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës.

Gjithashtu përmendi hapjen e Konsullatës së Përgjithshme për të forcuar lidhjen mes Shqipërisë dhe shqiptarëve të kësaj ane.

“Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës”, tha Cakaj./presheva.com/