SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për pasdite në ora 17:00 caktoi seancë plenare ku deputetët duhet të deklarohen për rekomandimin e Komisionit për çështje mandatare dhe të imunitetit për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë nga gjykata për shkak të caktimit të masës paraburgim për lëndët që PSP-ja udhëheq.

Vendimi për marrjen e mandatit merret me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve Komisioni sot me pesë vota “për” miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunutetit për shkak të masës së arrestit të Nikolla Gruevskit, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski. Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski shprehu zhgënjim që, si tha ai, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e Gruevskit.