SHPËRNDAJE

Vendosja e kabllit të tensionit të lartë për të siguruar energji elektrike stabile tani është siguruar në rrugën e Karposhit. Problemi i vjetër i trashëguar është edhe kanalizimi atmosferik nga rruga e Karposhit deri te rruga që shpi në rrugën 15 Nëntori në Preshevë këtë e deklaroi kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Në këtë pjesë të qytetit është bërë edhe rregullimi i disa rrugicave me pllaka betoni dhe vendosja e shtyllave elektrike varësisht nga kërkesat e qyetetarëve.

Për vitin 2019 është caktuar edhe vendi ku do të behet rregullimi i pjesës së gjelbëruar ku njëkohësisht parashihet edhe rregullimi i tereneve të basketit dhe futbollit të vogël.

Ezekutivi preshevarë ka premtuar qytetarët e njësisë numër 8 dhe 9 se këto ditë fillon ehe rregullimi i kanalizimit atmosferik për të krijuar standarde infrastrukturore./presheva.com/