SHPËRNDAJE

Udhëheqësi i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak konsideron se zgjidhja për Kosovën është njohja e Kosovës krahas dhënies së garancionit Ndërkombëtarë për mbrojtjen e interesave kulturore dhe ekonomike të Serbisë, të cilat duhet të radhiten në mënyrë taksative.

“Për shembull, nëse katër komunat në veri të Kosovës do ti bashkangjiteshin Sërbisë a do ta pranonte Beogradi zyrtarë pjesën tjetër të Kosovës si shtet të pavarur?  Epo, sigurisht që po. Pra, nuk është pyetja a do ta pranonte Kosovën, por me çfarë kufijsh” ka thënë Çanak, përcjell dnevnik.rs, transmeton presheva.com.

Nëse fillon ndryshimi i kufijve në baz të origjinës etnike, kreu i LSV, ka thënë se “Kend pastaj do ta befasonte fakti nëse Kosova do ta kërkojë Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. “Për të mos përmendur raste analoge në Greqi, Maqedoni dhe Mal të Zi”. “Kosova nuk është Serbi, por është një vend ku jetojnë disa njerëz të cilët e kanë një shtet të plotë”, ka thënë  Çanak, i cili ka shtuar se “pa fshirë kufijtë në Ballkan, nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”.

Ndërsa kufijtë mund të zhduken sa më shpejt që të jetë e mundur përfshirja e të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor në BE. Çdo koncept tjetër është i dëmshëm dhe çon në ndarje të mëtejshme dhe trungje me pasoja të paparashikueshme” ka theksuar lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad  Chanak./presheva.com/