SHPËRNDAJE

Reperi i njohur, Capital T, jo pak herë iu është bashkuar iniciativave bamirëse në të mirë të popullit.

Ai ruan një miqësi të mirë me humanistin e njohur, Halil Kastrati, i cili njihet për aksionet e tij bamirëse anë e mbanë Kosovës.

Së fundmi, Capital T ka shtruar iftar në organizatën e Halil Kastrait, “Jetimat e Ballkanit”, e cila ushqen të gjithë të pastrehët dhe njerëzit me ndihma të dobëta ekonomike.

Imazhet e publikuara në InstaStory, tregojnë momentin kur reperi bashkë me humanistin e madh shtrojnë ushqimin në kuzhinën e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, në Prizren.

I njëjti më pas publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi me hoxhë Halil Kastratin, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga publiku.

View this post on Instagram

😇😇

A post shared by Capital T (@truekapo) on