SHPËRNDAJE

DeGea

Ish qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher mezi pret transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea, në Real Madrid.
Ish qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka bërë shaka duke thënë se mezi pret të sheh David de Gean duke iu bashkuar Real Madridit, pas paraqitjeve fantastike të tij për Manchester Unitedin.
Portieri sërish shkëlqeu në fitoren 1:0 në udhëtim te Newcastle të mërkurën.
Andaj, Carragher bëri shaka duke thënë se sa më parë që De Gea shkon në Real Madrid – klub i interesuar për transferimin e tij – aq më mirë.
“Sa më shpejtë që De Gea i bashkohet Real Madridit, aq më mirë”, shkroi ai në rrjetin social Twitter.