SHPËRNDAJE

Ancelotti-Perez

Florentino Perez ka dhënë një lajm të mirë për lojtarët dhe trajnerin e Real Madridit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar besimin për trajnerin Carlo Anceloti dhe për lojtarët e ekipit.

Numri një i klubit u ka dal në mbështetje trajnerit dhe futbollistëve, pas një serie negative të skuadrës.

“Çfarëdo që të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme Carlo Ancelotti do të mbetet trajner i Real Madrid”, ka deklaruar Perez në konferencën për media.

Kështu, Perez Perez, ka mohuar spekulimet se Carlo Ancelotti do të shkarkohet nga posti i trajnerit në rast të humbjes nga Barcelona në El Clasico, më 22 mars.