SHPËRNDAJE

BAle

Chelsea është vënë në ndjekje të Gareth Bale.

Skuadra e Jose Mourinhos, Chelsea është vënë në ndjekje të Gareth Bale, për të cilin ka bërë gati 100 milionë euro, shkruan Metro.

Bale nuk po kalon momente të mira në Spanjë dhe një largim gjatë verës së ardhshme është shumë i mundshëm.

Mourinho është i dëshpëruar me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve dhe beson se Bale mund ta ndihmojë skuadrën drejt titullit kampion të Evropës.

Bale po ashtu kërkohet edhe nga Manchester United, por duket se Van Gaal më shumë pëlqen Ronaldon se sa Bale.