SHPËRNDAJE

Hazard

Chelsea ka shënuar fitore kundër West Hamit.
Pasi fitoi Capital One Cup, Chelsea, ka vazhduar me fitore edhe në Premierligë.

Londinezët triumfuan 1:0 në udhëtim përballë West Hamit për ta shtuar epërsinë e tyre në kreun e renditjes.

Eden Hazard shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Jose Mourinhos në pjesën e parë.

Chelsea tani ka 63 pikë në kreun e renditjes, pesë më shumë se City një pozitë më poshtë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.