SHPËRNDAJE

I përdorur për herë të parë nga murgjit taoist për të ndihmuar detoksifikimin dhe forcimin e trupave të tyre, ky masazh përmirëson shëndetin fizik dhe atë emocional

Chi Nei Tsang rrjedh nga besimi se çështjet emocionale të pazgjidhura ruhen në sistemin e tretjes, dhe kur mbeten të pakontrolluara, çojnë në sëmundje.

Thuhet se edhe pesë deri në 10 minuta masazh ditor mund të ofrojnë përfitime. Si gjithmonë, nëse keni shqetësime mjekësore ose jeni shtatzënë, flisni me mjekun tuaj para se të filloni praktikën.

Përmirëson funksionin e tretjes

Përfitimi më i dukshëm i masazhit të stomakut është se ai mund të ndihmojë tretjen. Presioni i butë i aplikuar në lëvizjet rrethore në drejtim të përparmë e ndihmon gjithçka të lëvizë. Studimet kanë treguar se masazhet e barkut mund të ndihmojnë personat me probleme serioze të tretjes.

Vitin e kaluar, një studim zbuloi se masazhet 15-minutëshe dy herë në ditë treguan përmirësime në problemet e tretjes së individëve që vuanin nga kapsllëku.

Rrit sistemin imunitar

Duhet ta besojmë! Mirëqenia jonë fillon me zorrët dhe një pjesë e rëndësishme e sistemit tonë imunitar është e lidhur me traktin gastrointestinal. Nëse shëndeti ynë i tretjes vuan, ne ndjejmë direkt pasojat. Masazhi në stomak mund të stimulojë sistemet limfatike dhe ato të qarkullimit të gjakut.

Përforconi sistemin e mbrojtjes natyrore të trupit tuaj duke ruajtur shëndetin e mirë të zorrëve përmes një diete ushqyese, stresit të menaxhuar, gjumit të mjaftueshëm dhe masazhit të rregullt të barkut.

Liron stresin fizik dhe emocional

Një nga arsyet kryesore pse ne i bëjmë shpesh masazhet është pikërisht lehtësimi nga stresi. I njëjti përfitim gjendet edhe në teknikën e masazhit të barkut. Sidomos për shkak të presioneve shoqërore apo angazhimeve të përditshme, stresi është një nga ato elementët e pashmangshëm në jetën e gjithsecilit prej nesh.

Duke masazhuar këtë pjesë të trupit tonë ne tregojmë një lloj vetëkujdesje për veten, për gjithë pjesët e trupit tonë dhe si rrjedhim i sjellim një mirëqenie të përgjithshme fizikut tonë.