SHPËRNDAJE

Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi deklaroi se, gjatë procesit të bisedimeve për krijimin e qeverisë me Nikolla Gruevskin, pothuajse janë pranuar të gjitha pikat e Platformës shqiptare të firmosur në Tiranë.

Ai theksoi në TV21 se, cështja e vetme që nuk është pranuar nga Nikolla Gruevski ka qenë vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale. Tani parashtrohet pyetja, cka ngurron liderin i LSDM-së, Zoran Zaev që nuk deklarohet pro marrëveshjes, që pritet të avansoj statusin juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Republikës e Maqedonisë.