SHPËRNDAJE

Enrique

Luis Enrique ka bërë të ditur se Barcelona synon ta fitoj La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Barcelona është në garë për tre trofe këtë sezon: La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Copa del Ray (Kupën e Mbretit).

Në garën e fundit, ekipi katalunas ka siguruar finalen. Ekipi nga Camp Nou me 30 maj do të përballet me Athletic Bilbaon.

Kurse, Luis Enrique ka bërë të ditur se objektiv të Barcelonës janë Liga e Kampionëve dhe La Liga.

“Objektivi ynë është të fitojmë La Ligën dhe Championsin. Në Kupën e Mbretit do të luajmë me një kundërshtar shumë të rrezikshëm”, ka deklaruar ai

“Por për momentin nuk më intereson Kupa, sepse për të do të mendojmë vetëm katër ditë para se të luhet finalja”, ka theksuar Enrique.