SHPËRNDAJE

Falcao
Radamel Falcao sezonin e ardhshëm nuk do të luaj për United. “L’Equipe” shkruan se ai nuk ka arritur të bind Van Galin që vlen ato të holla dhe se United nuk dëshiron ta paguaj atë 50 milionë euro Monacos.

Vendimi është marrë kah mesi i muajit shkurt pas ndeshjes kundër Preston, kur holandezi ka qenë i revoltuar me faktin se “El Tigre” nuk ia arriti të bëj dallimin as me ekipet në rang më të ulët.

Mesazhi se Unitedit i duhet sulmues që shenon mbi 20 gola në sezon ka qenë e dedikuar për kolumbianin, i cili po thuaj se nuk ka aspak shanse të mbetet në Old Trafford.

Gazeta shkruan se Falcao eventualisht mund të ndryshoj vendimin e trajnerit nëse arrin të shenoj shumë gola në fazën e fundit të sezonit, çka është e pamundur.

Van Gal konsideron që ka pasë shumë shanse që ta vërtetoj kualitetin e tij dhe shumën e madhe, por kjo nuk i shkoj për dore.

Me siguri se Falcao nuk do të mbetet në Monaco, ata do të tentojnë ta shesin, por vështirë se do të mund të gjejnë një klub që do ta paguaj aq sa kërkojnë.

Me siguri se do të ofrohet si huazim që të kursejnë të holla për rrogën e tij.

Kandidati më serioz tani duket Valencia, edhe pse futbollisti i ka shpresat tek Juventusi, por ende nuk është e sigurtë se ai do të jetë sulmues për vitin e ardhshëm.