SHPËRNDAJE

Halimi-Drecun

Bashkëpunimi i shqiptarëve dhe serbëve në jug të Serbisë janë kusht i së ardhmes që mund të jetë kontribut i madh për përmirësimin e situatës në Kosovë, konisderon Milovan Drecun.

Kryetari i këshillit parlamentar për Kosovën Milovan Drecun ka thënë për B92, transmeton presheva.com se plasaritjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duhet të mbyllen.

“Në pyetjen se a mund të jetojnë shqiptarët dhe serbët së bashku në paqë, ky është kusht për të ardhmen, kusht i mbijetesës si njërës ashtu edhe tjetrës, kusht i përparimit. Ne duhet që këtë të çarë ta fillojmë ta mbyllim. Eshtë e nevojshme që shqiptarët ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur me Serbinë. Pa asnjë moment destabilizimi. Kjo mund të jetë kontribut i madh për përmirësimin e situatës së përgjithshme në Kosovë dhe Metohi” ka thënë Drecun, dhe me këtë është pajtuar edhe deputeti popullor Riza Halimi.

 

“Askush me siguri se nuk është i interesuar për destabilizim, por për bashkëpunim duhet të ekzistoj vullneti adekuat politik. Përfaqësuesit shqiptar deri tani dhe tani janë vetëm dekor politik. Ata duhet të kyçen në proces politik, në paktën në nivel lokal” ka thënë Halimi.

Halimi ka thënë se situata edhe gjendja e përgjithshme në Luginë të Preshevës është shumë e vështirë.

“Të drejtat e shqiptarëve janë në nivel shumë më të ulët se sa në vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar, gjithnjë e më shumë jemi të pazhvilluar, ndërsa shkalla e papunësisë është rritur” ka thënë Halimi duke shtuar se komunat me kapacitetet e ture nuk mund ta pëballoj për të bërë diçka vet në aspektin e zhvillimit dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit.

Në konstatimin e Halimit që janë të shkelura të drejtat e shqiptarëve kur bëhet fjalë për organet gjyqësore, se nuk ka gjyqtarë të mjaftueshëm shqiptar si dhe në procedurat gjyqësore që bëhen në gjuhën shqipe, ka reaguar Drecun.

“Nuk pajtohem me këto pohime, shqiptarë ka në gjykata dhe gjyqtar, si dhe prokuror, qeverisja lokale në disa vende është plotësisht në duart e shqiptarëve, dhe janë hapur konkurse për pozita të reja”.

Drecun ka thënë se për zgjidhjen e problemit ekonomik duhet vullnet, komunikim dhe projekte.

“Ju vazhdimisht po propagandoni me tregimin mbi bashkimin me Kosovën, andaj, si mund të vijnë në një rajon të paqëndrueshëm investitorët? Ne duhet të kujdesemi më shumë për këtë pjesë të vendit. Ju tek shqiptarët kemi nga ata që duan të komunikojnë në mënyrë normale. Ndërsa komunikimi është i nevojshëm, si vullneti dhe projektet” ka përfunduar Drecun. /presheva.com/