SHPËRNDAJE

Ish-komandantin e Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Ëesley Clark, sot ka rrëfyer ngjarjen e 12 qershorit të vitit 1999 kur morën vendimin për intervenimin në luftën e Kosovës.

“Më kujtohet kjo ditë, 12 qershori, e cila ka filluar me një telefonatë në orën 01:00 të mëngjesit nga Javier Solana. Ai tha se rusët kanë arritur në Prishtinë dhe më pyeti se çfarë do të bëjmë. Ne dërguam menjëherë KFOR-in. Më 12 qershor KFOR-i ka filluar me lëvizje në Kosovë dhe unë kam qenë krenar me forcat. Ata kanë hyrë të armatosur, por kanë ardhur për paqe”, tha Clark.

Ai kujtoi se si në mëngjesin e ardhshëm, ishte në aeroport në Shkup dhe KFOR-i nuk ka pas shumë vështirësi falë mënyrës diplomatike të Albright.

“NATO ka qenë e suksesshme dhe kemi mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre. E gjithë bota kishte festuar. Jemi krenar me Kosovë. Është shënuar një përparim i madh në Kosovë. Sa herë që vij këtu shoh ndërtesa të reja dhe entuziazëm të ri në këtë vend ku para disa vjetësh e ardhmja ka qenë e pasigurt, Tani po flas si një ish-gjeneral i pensionuar dhe jam biznesmen kam vizituar shumë vende në mbarë botën”, tha tutje Clark.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë ëndrrën e madhe të zgjerimit dhe pranimit të vendeve të reja.

Clarku shprehu gëzimin që NATO tanimë është zgjeruar dhe se ka një rol më të gjerë edhe në përdorimin e forcave.

Live: Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë “20 vjet liri: Një vizion për paqe të qëndrueshme

Gepostet von IndeksOnline am Mittwoch, 12. Juni 2019