SHPËRNDAJE

Benzina prej sonte në mesnatë do të lirohet për tre, ndërsa diseli për 2,5 denarë për litër, vendos sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 64, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të arrij 66 denarë.
Një litër EURODISEL (D-E V) do të shitet për 56, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 45 denarë.
Për 3,175 denarë lirohet edhe mazuti M-1 NS, dhe një kilogram do të kushtojë 30,390 denarë.
Në periudhën e fundit shtatëditore çmimet e derivateve të naftës shënojnë ulje edhe te benzina mesatarisht prej rreth 10,40 për qind, te diseli për 9,63 për qind te vaji ekstra i lehtë për 9,47 për qind, ndërsa mazuti për rreth 12.01 për qind. Në të njëjtën kohë kursi i denarit krahasuar me dollarin është ulur për 0,35 për qind.