SHPËRNDAJE

CNN i ka kushtuar një artikull të veçantë për 20 qytete evropiane që duhet patjetër të vizitohen.

Mediumi prestigjioz ka thënë se edhe përse këto qytete nuk shquhen shumë për numër të madh vizitorësh, ja vlen të shkosh e të shohësh nga afër arkitekturën e tyre.

Dëshironi të udhëtoni pa pasur nevojë të ballafaqoheni me turma të mëdha turistësh si Venediku, Parisi dhe Amsterdami, ja zgjedhja jonë e qyteteve më të bukura evropiane me pothuajse asnjë turist, shkruan CNN.

Prishtinën CNN e rëndit të katërtën teksa shkruan:

Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në krye të listës së shumë dëshirave të turistëve, por kjo nuk është arsye për të mos vizituar këtë qytet interesant.

Ndërsa Prishtina mund të ketë qenë sinonim i luftës 20 vjet më parë, ajo pësoi një transformim të madh që atëherë, me ndërtesa të ndryshme të çuditshme.

Muzeu etnografik i shkëlqyeshëm Emin Gjiku vlen një mëngjes eksplorimi, siç është edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Biblioteka unike e Universitetit të Prishtinës do të magjepsë arkitektët, ndërsa ata që dëshirojnë të qetësohen mund të gjejnë ngushëllim në pishinën e madhe të vendosur në Parkun e Gërmisë, që gjendet vetëm në veri të qytetit.