-6 C
Presevo, Serbia
19.01.2021
Ballina Sport Conor McGregor me trajner të ri para përballjes me Donald Cerronen

Conor McGregor me trajner të ri para përballjes me Donald Cerronen

SHPËRNDAJE

Conor McGregor ka shtuar një trajner të ri në stafin e tij para përballjes me Donald Cerronen.

Irlandezi do të përballet me kundërshtarin e ti më 18 janar në T-Mobile Arena në La Vegas.

Trajneri John Kavanagh u ka premtuar tifozëve të McGregorit se do të shohin më të mirën nga ky i fundit.

Image result for Phil Sutcliffe

Irlandezi nuk po pushon në asnjë minutë dhe tani ka kërkuar ndihmën edhe nga trajneri tjetër Phil Sutcliffe, pasi edhe në të kaluarën kishte punuar me të.

“Phil (Sutcliffe) është një trajner fenomenal dhe në fillimet e karrierës time kam mësuar shumë nga ai”, ka zbuluar McGregor.

Irlandezi dëshiron ta mposhtë Cerronen dhe më pas të ripërballet me Khabib Nurmagedovin që ende po e refuzon një gjë të tillë.