SHPËRNDAJE

Neymar

Barcelona u kualifikua në finalen e Copa del Rey. Gjiganti katalan fitoi edhe ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Villarrealit, me rezultat 3:1.

Barcelonës shënoi fitore në udhëtim te Villarreal me rezultat 3:1, që e kualifikoi në finalen e Copa del Rey.
Neymar (dy) dhe Luis Suarez i realizuan golat për gjigantin katalan, kurse Giovani dos Santos e barazoi rezultatin përkohësisht për vendasit.
Barcelona e kishte fituar edhe duelin e parë, me rezultat 3:1. Në finale, Barcelona do të ndeshet me Athletic Bilbao e cila mposhti Espanyolin me rezultat 2:0 (me rezultate të përgjithshëm 3:1).