SHPËRNDAJE

Nga të dhënat më të fundit, “CNN” raporton se numri i viktimave ka shkuar në 813, duke kaluar tashmë edhe virusin SARS, i cili shpërtheu po në Kinë dhe u përhap në gjithë botën, në vitin 2003, duke vrarë tragjikisht 774 njerëz.

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, teksa janë regjistruar viktima edhe në SHBA, Itali, e shumë vende të tjera të botës, ndërsa numri i të infektuarve shkon në dhjetëra mijëra.

Kujtojmë që Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur koronavirusin si një emergjencë globale, ndërsa për t’u mbrojtur nga rreziku i këtij virusi të frikshëm edhe Shqipëria ka marrë një sërë masash në të gjitha pikat kufitare.

Gjatë një konference për shtyp, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë i vendosi coronavirusit Wuhan një emër tjetër.

Për javë të tëra, virusi që u përhap me shpejtësi është njohur vetëm me emrin e qytetit ku e ka origjinën, diçka për të cilën vendasit në Wuhan e kanë parë zhgënjyese dhe stigmatizuese, shkruan CNN.

Zyrtarët kinezë thanë që virusi përkohësisht do të quhet Pneumonia e Koronavirusit Roman (Novel Coronavirus Pneumonia, ose NCP.)

Nuk ka asnjë lajm se kur do të përcaktohet një emër përfundimtar zyrtar për virusin.