SHPËRNDAJE

Numri i viktimave nga coronavrusi në Itali për një ditë është rritur për 475, shifra më e madhe që nga shpërthimi i epidemisë në botë.

Sipas mediave të huaja, deri më tani janë në Itali janë konfirmuar 35,713 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2,978.

Raportohet se rajoni i Lombardisë, mori goditjen më të madhe, ndërsa ka regjistruar 319 vdekje brenda një dite.

Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, pasi kjo e fundit ka shënuar deri më tani 3,241 viktima.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, coronavirusi ka prekur më shumë se 200,000 persona në të gjithë botën.

Shumë vende kanë ndërmarrë masa drastike, përfshirë distancimin shoqëror dhe anulimin e ngjarjeve të mëdha për të ndihmuar transmetimin e ngadaltë dhe uljen e presionit mbi sistemet shëndetësore.