SHPËRNDAJE

Numri i viktimave të coronavirusit është rritur në 362, duke tejkaluar numrin e viktimave të SARS-it në Kinë gjatë vitit 2003.

Siç raporton CNN, asokohe SARS-i ua kishte marrë jetën 349 personave në Kinë. Gjithashtu numri i të infektuar me coronavirus është rritur, dhe deri më tani ka prekur 17.300 persona.

Virusi deri më tani është zgjeruar në 27 vende, kurse shumë shtete po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve të tyre. Në SHBA është regjistruar rasti i 11-të me coronavirus.

Në anën tjetër, autoritetet kineze kanë bërë të ditur se janë duke bërë gjithçka që të parandalojnë zgjerimin e virusit vdekjeprurës, që shumë qytetet kineze i shndërroi “në qytete fantazmë”.