SHPËRNDAJE

Qeveria amerikane ka evakuuar së paku 200 shtetas amerikanë nga epiqendra e coronavirusit në Wuhan të Kinës. Të gëzuar janë shprehur këta shtetas të rikthyer.

Të martën, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka urdhëruar bartje të sigurt të shtetasve amerikanë nga zona e prekur nga ky virus, ku kanë ndërruar jetë 132 persona dhe mijëra persona të prekur në disa shtete.

Aeroplani që barti disa diplomatë nga Ambasada Amerikane, dhe disa qytetarë të tjerë është dërguar në një bazë ushtarake në Los Angeles.

Rastet e konfirmuara nga të prekurit e kësaj sëmundje arrijnë shifrën 6,000, që tejkalon shkallën e të prekurve nga sindromi akut i frymëmarrjes gjatë vitit 2000, që vrau më shumë se 750 njerëz në 17 vende.

Disa qytete të Kinës kanë filluar të pezullojnë fluturimet edhe brenda shtetit, ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë këshilluar amerikanët që të shmangin udhëtimet të panevojshme.

Tashmë janë konfirmuar pesë raste në SHBA, pasi që të gjithë pacientët e prekur kishin udhëtuar nga Wuhan.

Bëhet e ditur se vetëm në SHBA, janë duke u trajtuar dhe vëzhguar më shumë se 100 persona.