SHPËRNDAJE

Epidemiologu i Entit për Shëndetësi Publike në Vranjë Sllagjan Stankoviç, është shprehur se nga 180 mostra të dërguara, 167 rezultate tashmë janë kthyer.

Nga këto, gjashtë janë pozitive në virusin korona në Rrethin e Pçinjës.

Një person është sëmuar në Vranjë, një në Preshevë (për të cilin pritet të bëhet edhe një testn) dhe nga dy në Surdulicë dhe Vlladiçin Han.

Dr Stankoviç theksoi se rezultatet e tjera janë ende në pritje dhe shton se ka rreth dhjetë nga ata që kanë kryer kontrolla të përsëritura.

Situata epidemiologjike në Rrethin e Pçinjës ende është jo kënaqshme, përkundër faktit se këto rezultate janë inkurajuese, shpjegon Dr. Stankoviç.

Intensiteti i epidemisë është i lartë sepse 92 persona deri më tani janë konfirmuar pozitivë ndaj Covid-19 në Rrethin e Pçinjës, njofton RTV.

Situatën jo stabile e bëjën gjithashtu edhe 11 raste me fatalitet, 5 në komunën e Vranjës, 4 në Surdulicë dhe nga një në komunat e Vlladiçin Hanit dhe Bujanocit, thotë Stankoviç.

Është mirë që në të shtatë qendrat shëndetësore janë hapur ambulantat Kovid dhe ka filluar testimi i të gjitha rasteve të dyshuara.

Vlenë të theksohet gjithashtu se mes të testuarve ka edhe persona me pneumoni bakteriale.

“Ka mjaft akomodim në repartet e Kovidit, në mënyrë që të mos ketë nevojë që të sëmurit të dërgohen tutje”, thotë epidemiologu.

Rasti i parë i dyshuar me Covid-19 u raportua dje në Tërgovishtë.

Një banor i Tërgovishtës i cili punon në minierën e Aleksincës është dërguar në ambulancën Covid në Vranje me simptoma të virusit./presheva.com/