SHPËRNDAJE

CR7

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ishte aq i hidhëruar pas humbjes nga Schalke sa që deklaroi se nuk dëshiron të flet më deri në fund të këtij sezoni.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola por as ata nuk i mjaftuan Real Madridit që t’i shmanget humbjes nga Schalke në Santiago Bernabeu.
Los Blancos u kualifikuan në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve por përfunduan në qendër të kritikave pas humbjes 3:4 në ndeshjen e kthimit.
“Nuk dua të flas deri në fund të sezonit”, deklaroi Ronaldo para gazetarëve në zonën e mediave.
Kurse, në fushë u dëgjua duke i thënë Karim Benzemas: “Çfarë turpi, çfarë turpi”.