SHPËRNDAJE

CR7
Real Madridi është mposhtur si mysafir nga klubi bask, ndërsa statistikat zbulojnë të vërtetën e dhimbshme për madrilenët.

Merengesët mbrëmë kundër Bilbao nuk kanë pasur asnjë gjuajtje në gol, ndërsa gjërat bëhen edhe më zhgënjyese nëse koncentrohemo në futbollistin që pritet të jap maksimumin dhe bëj dallimin, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo nuk ka gjuajtur në gol në katër ndeshje në tetë ndeshjet e fundit.

Gjatë kësaj periudhe, Real Madridi ka pësuar humbje 4:0 nga Atletico, barazim me Villareal (1:1), dhe tani ka pësuar humbje nga Atletic Bilbao.

Gjërat për Realin bëhen edhe më të vështira kur dihet se pas dy javëve luhet El Classico në Camp Nou, kur dihet se Barcelona me fitoren sot ndaj Rayo kryeson tabelën.

El Classico i radhës ka rëndësi të madhe, andaj Realit i duhet Ronaldo më i mirë në formë për këtë duel.

Që nga fillimi i vitit të ri, shifrat nuk i ka të mira Ronaldo i cili ka shenuar 7 gola në vitin 2015. Edhe pse kjo shifër për shumicën e lojtarëve në botë është shumë e mirë, duke shikuar statistikat e Ronaldos, këto të dhëna janë shumë nën mesatare.