SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur veprim politik dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit.

Sipas tij, Haradinaj këtë e ka bërë për eliminuar presidentin Hashim Thaçi dhe politikanët tjerë nga skena politike.

“Ai e ka bërë këtë lëvizje taktike për të eliminuar Thaçin dhe politikanët tjerë nga skena politike dhe të rikthehet si viktimë nga Gjykata Speciale” deklaroi Daçiq për Prva.

Sipas ministrit të jashtëm serb, Gjermania është duke e mbështetur Haradinajn ndërsa fton komunitetin ndërkombëtar që të bëj presion te Prishtina për të vazhduar dialogun.

“Brukseli është duke pritur për shefin e ri të politikës së jashtme. Franca dhe Gjermania janë në përkrahje të Haradinajt. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtroj presion te Prishtina zyrtare që dialogu të vazhdoj. Besoj që në shtator do të rinisë procesi, por sa do të jetë i suksesshëm nuk e di” tha Daçiq.