SHPËRNDAJE

“Po i sugjerohet Serbisë se korrigjimi i kufijve nuk është opsion sepse është joreal dhe se këtë nuk guxojmë të kërkojmë”, thotë ministri i jashtëm Ivica Daçiq.

Ai shton se për këtë po i ofrohet Beogradit krijimi i Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk bën, është “kategorik” Daçiq.

“Ata sikur nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, ndërsa e duan Preshevën dhe Bujanocin. Shumë të mençëm. Mund të them vetëm këtë. A e dini se kur mund të ndodh kjo? Kur do t’i njohim ne ata, kur do të lejojmë të hyjnë në Kombet e Bashkuara, kur do t’iu japim Preshevën dhe Bujanocin, t’i pranojmë si shtet… Kur të bën shelgu rrush”, ka porositur “diplomati” Daçiq.