SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se sot edhe një shtet tjetër do të deklarojë tërheqjen e njohjes për Republikën e Kosovës.
“Do të jetë vendi i dhjetë që do ta tërheqë njohjen”, ka thënë Daçiq për RTS.

Megjithatë, Daçiq në pretendimet e tij nuk ka dhënë emër të ndonjë shteti që do ta tërheqë njohjen.

Në këtë intervistë për RTS ai ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe gjithashtu edhe për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur taksë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia.

Në prag të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, Serbia ka filluar një fushatë agresive kundër Kosovës. Edhe përkundër faktit se në Bruksel dialogohet për normalizim të raporteve, Serbia në veprimet e saj tregohet komplet destruktive.